Kryeministri kosovar Isa Mustafa ka deklaruar sot, gjatë një takimi me strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, se nuk kishte ardhur në pushtet për të vjedhur e rrënuar dhe nuk kishte ndërmend të japë dorëheqje, duke u dorëzuar para atyre që dalin në rrugë.
“Ne jemi të vendosur të punojnë dhe të pranojnë vërejtjet e qytetarëve, – ka thënë Mustafa. – Bashkësia e komunave serbe dhe demarkacioni me Malin e Zi nuk mund të jenë arsye që të ushtrohet dhunë mbi institucionet e Kosovës.”
Forcat politike opozitare në Kosovë vijojnë me thirrjet e tyre për zgjedhje të parakohëshme, ndërkohë që kanë njoftuar për vijimin e protestave.