Të qenit një pronar i suksesshëm i një biznesi të vogël nuk ju bën automatikisht një lider të fortë. Ka shumë liderë dhe shefa të këqij atje jashtë. Udhëheqësit efektive janë frymëzuese dhe motivuese, por aftësitë e një udhëheqësi të madh nuk i përftoni brenda një nate. Ashtu si ndërtimi i një kompanie, të bëheni një udhëheqës i madh kërkon punë.
Këtu janë disa nga këshillat top të 2015-s mbi përmirësimin e aftësive tuaja të lidershipit, në mënyrë që t’ju ndihmojmë të jeni një udhëheqës më i mirë në vitin 2016.
Besoni te vetja
Zotëroni çdo hapësirë nëpër të cilën ecni, dhe tregoni besim te vetja. Nëse shfaqni besim në veprimet tuaja, njerëzit ka më shumë të ngjarë që të besojnë te ju dhe të ndjekin shembullin tuaj. Mundohuni të qëndroni të qetë në situata të vështira dhe të demonstroni vetëkontroll. Sigurohuni të komunikoni në mënyrë të qartë.
Zbuloni stilin tuaj të lidershipit
Ka dy stile të dallueshme lidershipi: orientuar nga detyra dhe orientuar nga njerëzit. Udhëheqësit e llojit të parë, apo udhëheqësit autokratik, kanë një plan të qartë për ekipin e tyre. Ata i marrin vendimet vetë, pa kontributin e ekipit të tyre. Udhëheqësit e llojit të dytë, apo udhëheqësit delegues, nuk sigurojnë dhe aq shumë drejtim, por preferojnë të marrin vendime si një ekip.
Të dy stilet kanë meritat e tyre dhe mund të jenë të suksesshëm në kultura të ndryshme të punës.
Mos u frikësoni se po tregoheni të mirë
Mos bëni gabimin të supozoni se nëse lavdëroni ekipin tuaj, ata do të bëhen të vetëkënaqur. Udhëheqësit e mirë dinë ta trajtojnë ekipin e tyre me respekt dhe mirëkuptim. /Monitor