Keni parë ndonjëherë më parë ndonjë nga ministret femra shqiptare të ngrenë dolli me pijen simbolike të vendit tonë? Këtë e ka bërë sot ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e cila ka pirë raki në fshatin Gjorgoz të njësisë Portëz në Fier.
Gjatë ngritjes së dollisë, Kodheli ka thënë se rakia është e mirë, është bërë me dashuri.
Kodheli ndodhej në Gjorgoz, për të marrë pjesë në rindërtimin e urës së fshatit, që u prish nga prurjet e lumit Gjanica.