Jo vetëm mësuesit e rinj duhet të marrin licencën, por edhe arsimtarët që sot janë në punë ose jo. Strategjia e Ministrisë së Arsimit, e miratuar tashmë nga qeveria, parashikon licencimin e të gjithë mësuesve që aktualisht janë në shërbim.

Mësuesit e “vjetër”, për t’u punësuar duhet të kishin diplomën e shkollës së lartë dhe licencimi që kryhet sot nga Agjencia Kombëtare e Provimeve nuk realizohej.

Gazeta “Shqiptarja.com” shkruan sot se në proces do të përfshihen mbi 10 mijë mësues, të cilët do të licencohen brenda vitit 2017. Sipas Ministrisë së Arsimit, kjo bëhet pasi në disa shkolla ka shumë mësues që nuk janë përfshirë në trajnime apo në seanca për zhvillimin profesional.