Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE, Emil Dimitriev do të jetë kryeministri i ri i Qeverisë së RM-së, i cili do të vijë në vend të Gruevskit gjatë periudhës kalimtare. Këtë vendim të Komitetit qendror të VMRO-DPMNE e konfirmoi Ilija Dimovski.
Emil Dimitriev është diplomuar në Fakultetin Filozofik në Shkup në Institutin për Sociologji, ndërsa studimet postdiplomike gjithashtu i ka mbaruar në Fakultetin Filozofik në Shkup Instituti për Sociologji.
Në vitin 2011 është zgjedhur deputet në Kuvendin e Maqedonisë, ndërsa në të njëjtin vit është propozuar për zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes, funksion të cilin e ka pasur prej vitit 2008. /Alsat