Pasi ndahet nga i dashuri, pasi ky i fundit e la sepse ishte shumë e shëndoshë, vajza gjen një mënyrë të veçante për tu hakmarrë ndaj tij.

Sipas “Mirror”, menjëherë pas ndarjes ju nënshtrua liposucionit për të humbur peshë.

Në atë moment i erdhi ideja e hakmarrjes, duke i dërguar ish të fejuarit një sapun të bërë me dhjamin e nxjerrë nga trupi i saj gjatë liposucionit.

Vajza me emrin Xiaoxiao bëri një selfie, me sapunin në dorë dhe e publikoi në sajtin kinez Sina Ëeibo, me një mesazh për ish- të dashurin.

“Duke qenë se këtë vit nuk do jemi bashkë, kam krijuar një sapun me dhjamin tim, për t’ia dhënë nënës tënde që të lajë pjatat”.