Ka qenë shokues momenti kur dy të rinj mësuan se janë motër dhe vëlla, vetëm pak para se të lidhnin kurorë në altar.

Çifti që kishte 5 vite bashkë, u njoh gjatë studimeve dhe vendosën të martohen, por kjo u kthye në ditën më të tmerrshme të jetës së tyre. Gjatë takimit me prindërit ata mësuan se në të vërtetë janë vëlla e motër. Ajo që e bën më të rëndë historinë e tyre qëndron në faktin se vajza është shtatzënë dhe do të lindë muajin tjetër.

Djali dhe vajza nga Afrika Jugore u rritën të ndarë, pasi prindërit e tyre ishin divorcuar kur ata ishin njëri tetëmuajsh dhe tjetri dy vjeç. Vajza ishte rritur me nënën dhe djali me babanë. Ata kishin jetuar në qytete të ndryshme në Nelsprut dhe në Bushbukbrigde, ndërsa u takuan në vitin 2007 gjatë shkollës, ku edhe u dashuruan. Gjatë 5 viteve të lidhjes së tyre, ata nuk ia kishin prezantuar prindërit kurrë njëri-tjetrit.