Kryeministri maqedonas Nikola Gruevski ka dhënë dorëheqjen, duke i hapur rrugë kështu formimit të një qeverie teknike, që do të çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohëshme, të parashikuara më 24 prill.
Mediat lokale maqedonase kanë njoftuar lajmin, duke theksuar se Gruevski është gjendur nënpresionin e Komisionit Evropian për përmbushjen e marrëveshjes politike që u arrit vitin e kaluar. Sipas asaj marrëveshje, më 15 janar, në Maqedoni duhet të formohet qeveria teknike me bazë të gjërë.
Opozita maqedonase, e drejtuar nga Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë, nuk e njohu rezultatin e zgjedhjeve të 27 prillit 2014, duke organizuar protesta në gjithë vendin. Zgjedhjet i fitoi Partia e Bashkimit Kombëtar Maqedonas, e drejtuar nga Nikola Gruevski. Protestat u nxitën edhe nga publikimi i dokumentave se qeveria kishte përgjuar bisedat telefonike të më shumë se 20 mijë personave, përfshirë edhe liderin e opozitës, Zoran Zaev. Ndërhyrja e Bashkimit Evropian solli arritjen e një marrëveshje politike, që do të përmbyllet më 24 prill, me zhvillimin e zgjedhjeve të parakohëshme nën kujdesin e një qeverie teknike me bazë të gjërë.