Një çift i rinj turistësh u rrëmbye për disa orë nga kanibalët në Guinenë e Re. Sipas asaj që tregon 31-vjeçari londinez, Matthew Iovane dhe partnerja e tij Michelle Clemens, për gazetën britanike “The Sun”,  të hënën e kaluar teksa po bënin shëtitje në xhungël, u sulmuan nga dy burra me hanxhar në dorë. Agresorët i zhveshën dhe më pas i lidhën sytë. 

“Kur më shqyen bluzën, mendova vërtet se do na hanin. Kishin në dorë një hanxhar me dorezë druri. Në fillim mendova se do të na grabisnin dhe tentova që t’i qetësoj, duke iu thënë që të merrnin gjithçka që donin”, tha Iovane.

“Nisën që të më shtynin dhe kërcënonin duke na thënë “do ju vrasim”. Më pas fatmirësisht ia mbathëm. Nisëm të vraponim deri kur në një vend pamë një burrë në hyrje të fshatit”, vazhdon rrëfimin 31-vjeçarja.

Ishte ai që dha alarmin, ndërkohë që banorët e zonës vrapuan për të ndihmuar çiftin. “Plagët e gishtave të mi janë kaq të thella sa që nuk jam e sigurt nëse do funksionojnë sërish”, tregoi Michelle Clemens.