Dogana e Kosovës ka bllokuar afro 20 mijë paketa cigare, me vlerë 30 mijë euro, sasi kjo që kishte hyrë kontrabandë nga Maqedonia.
Punonjësit e Doganës së Kosovës kishin zbuluar furgonin me cigaret kontrabandë dhe janë përpjekur ta ndalojë atë përgjatë rrugës Gjilan – Prishtinë. Por, sipas një njoftimi nga Dogana e Kosovës, operacioni u organizua i tillë, duke mbajtur nën vëzhgim furgonin për dy ditë me radhë dhe, në bashkëpunim edhe me Policinë e Kosovës, u tentua që të zbuloheshin të gjithë autorët e kontrabandës.