Gjatë një interviste televizive në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili, Kryeministri Rama përmendi shpesh se ndjehej shumë me fat për bashkëshorten e tij. Kjo e fundit, tregoi Kryeministri i ka paguar udhëtimin e fundit në Amerikë, si dhe e ndihmon për kredinë e shtëpisë.
Kryeministri nuk e fsheh se e konsideron veten me fat për bashkëshorten që ka në krah. Dhe është e vështirë mos t’i japësh të drejtë Kryeministrit, kur gruaja të paguan udhëtimet në Amerikë, siç vetë Rama tregon në lidhje me vizitën e fundit disa ditore që zhvilloi me Lindën përtej Atlantikut.
Fati i Kryeministrit është akoma edhe më i madh pasi gruaja duket se i plotëson aftësinë në menaxhimin e të parave nga shitja e pikturave, rast në të cilin Rama pretendon se nuk është fort i aftë.
Kur bashkëshortja të paguan edhe ndërtimin e shtëpisë duke të shlyer edhe kredinë kredinë në bankë, atëherë çdokush do të kishte të drejtën të ndjehej një nga njerëzit më me fat në botë.