Garda Revolucionare e Republikës Islamike të Iranit ka lënë të lirë sot 10 marinarët amerikanë, të cilët u kapën mbrëmë në shkelje të ujërave territorial iraniane. Garda Revolucionare, në një komunikatë të lëshuar me këtë rast, tha se shkelja e ujërave territoriale iraniane kishte ardhur nga defekti në busullën e mjeteve detare amerikane.
Mbrëmë, dy motovedeta të Marinës Ushatarke të Shteteve të Bashkuara ishin duke patrulluar në ujërat e Gjirit Persik, kur u rrethuan dhe u ndaluan nga mjetet detare iraniane. Dy motovedetat dhe 10 marinarët u izoluan në ishullin Farsi, në afërsi të Kuvajtit dhe Bahreinit.
John Kerry, sekretari i Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara, i shprehu falenderimet e tij autoriteteve iraniane, duke thënë: “Zgjidhja e shpejtë dhe paqësore e kësaj çeshtje është dëshmi e rolit të rëndësishëm që diplomacia luan për të mbajtur vendin tonë të sigurtë.”