Metoda më e re e trafikut të drogës në Itali nga grupet kriminale, bëhet duke e kaluar drogën gojë më gojë.
Sipas asaj që raportojnë mediet italiane, në këtë trafik janë të përfshirë meshkuj dhe femra. Për të mos rënë në sy, trafikantët takohen në rrugë dhe puthen në buzë sikur të jenë të çift. Puthjet i shkëmbejnë jo vetëm mashkull me femër, por edhe mashkull me mashkull. Gjatë puthjes, synimi i vetëm i tyre është të kalojnë dozat e lëndëve narkotike, të marijuanës dhe kokainës.
Kjo metodë u zbulua kur policia e vendit fqinj goditi një grup kriminal në Catania, në sajë të operacionit të koduar “Kiss” (“Puthja”), ku u arrestuan 7 trafikantë, të cilët kishin pritur një ngarkesë droge prej 260 kg marijuanë në vitin 2014.