Për herë të parë, që prej vitit 2007, presidenti rus Vladimir Putin ka sqaruar një ngjarje të shumëdiskutuar gjatë takimit të tij me kancelaren gjermane Angela Merkel, duke sqaruar se ai nuk e dinte që kancelarja Merkel kishte frikë nga qentë.

Presidenti Putin, në një intervistë ekskluzive për gjermanen Bild, tha: “Nuk kam ditur asgjë për këtë.” “Ia tregova qenin sepse mendova se do t’i pëlqejë, – ka thënë presidenti rus. – Më vonë, kur e mora vesh, i kërkova falje.”

Ngjarja e shumëpërfolur ndodhi në rezidencën e presidentit Putin, në Soçi, në vitin 2007. Që prej asaj kohe, duke parë edhe reagimin që pati kancelarja Merkel kur në dhomë hyri qeni i presidentit rus, nisën thashethemet. Mediat raportuan se presidenti rus, pasi kishte marë vesh se kancelarja Merkel i ka fobi qentë, e kishte sjellë me dashje qenin e tij. Por, pavarësisht thashethemeve, as presidenti rus dhe as kancelarja gjermane kurrë nuk kishin folur për atë çfarë kishte ndodhur atë ditë.