Gjatë ditës së sotme, erërat me shpejtësi më shumë se 125 km/h në Oqeanin Atlantik kanë goditur brigjet e Portugalisë, Spanjës dhe Francës, duke shkaktuar dallgë dhe probleme për zonat e banuara.

Më e prekura ka qenë Franca, ku më shumë 400 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, ndërkohë që autoritetet kanë njoftuar edhe për evakuimin e qendrave të banuara më të rrezikuara nga përmbytjet.

E njëjtë ka qenë situate edhe në Portugali dhe Spanjë.

Kolazhi fotografik nga Al Jazeera English.