Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë një grupi turistësh në sheshin qendror të Stambollit, në Turqi.

Sipas medias turke “Hurriyet Daily News”, deri më tani raportohet për të paktën 10 viktima dhe dhjetëra të plagosur.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 10:20 në sheshin Sulltanahmet, pranë obeliskut të Theodosius.

Në vendngjarje kanë mbërritur ambulancat dhe forcat e policisë të cilat kanë zgjeruar perimetrin e sigurisë për shkak të mundësisë së një shpërthimi të dytë.