Sadije Berisha, ish bashkëshortja e Shkëlzen Berishës, ka publikuar pak minuta më parë një status përsa i përket nivelit të korrupsionit në Shqipëri.

“Shoh politikanë që janë ulur në tavolina dhe të gjithë janë kundër korrupsionit. Ama nëse do të shohim nën tavolinë, sheh se si ata i kanë futur duart në “xhepat” e njëri-tjetrit”, shkruan Sadije Berisha.

“Një pyetje kam unë kush nga ata do të gjykojë kë?! Nga do t’ja fillojnë për të zhdukur korrupsionin, nga brezi i ri. Nga cili brez nga ai të cilit i kanë mësuar se korrupsioni është një gjë e mirë?! Ata të rinj të cilëve prindërit u kanë paguar shkollat për të arritur rezultate të larta”. 

Sadija thekson gjithashtu se të gjitha hallkat e shtetit duke filluar që nga policia, arsimi, shëndetësia, mediat etj janë të gjitha të korruptuara.