Del para drejtësisë për një aferë korrupsioni motra e mbretit të Spanjës, Cristina. Kjo është hera e parë që një anëtar i familjes mbretërore spanjolle del në bankën e të akuzuarve.
Në gjykatën e Palma de Majorque në Ishujt Balearic, Cristina e Burbonëve dhe bashkëshorti i saj zunë vend në një sallë të dominuar nga portreti i vëllait më të vogël, Filipi VI, kryetari i shtetit që prej dorëheqjes së mbretit Juan Carlos në vitin 2014.
Në krahë të 17 të akuzuarve të tjerë, vajza e dytë e Juan Carlosit dhe Sofias, dyshohet se ka fshehur nga tatimet të ardhura që kishte siguruar nga vjedhja e gjashtë milionë eurove fonde publike për të cilat akuzohet bashkshorti i saj, Iñaki Urdangarin dhe një ishkompani e tija.