Këngëtari i famshëm David Bowie ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare, pas një beteje me kancerin. Lajmin e ka konfirmuar djali i tij, regjisori Duncan Jones, nëpërmjet një komunikate për mediat.
“David Bowie ndërroi jetë në paqe sot, i rrethuar nga familjarët e tij, pas një beteje të guximshme 18-mujore me kancerin”, shkruhet në komunikatë.
Performanca e fundit live e këngëtarit ka qenë në New York, në një koncert bamirësie në vitin 2006.
David Bowie është bërë i famshëm në vitin 1972 me “The Rise and Fall of Ziggy Stardust” dhe “Spiders From Mars”. Këngët e tij më të njohura përfshijnë “Let's Dance”, “Space Oddity”, “Heroes”, “Under Pressure”, “Rebel, Rebel, Life on Mars” dhe “Suffragette City”.