Papa Françesku vijon të habisë opinionin publik me deklaratat e tij.

Ai e ka quajtur së fundmi veten e tij “mëkatar” që si çdo qenie njerëzore ka nevojë për mëshirën e zotit.

Këtë përshkrim për veten Papa e ka hedhur në librin e fundit për papatin gjatë këtyre viteve, ku shkruan gjithashtu se nëse nuk do të ishte Papë, mund të kishte përfunduar në burg.

Papa është ndalur edhe të raporti me të dënuarit, duke thënë se “nuk ndihem superior ndaj tyre”.

“Sa herë kaloj nga porta e burgut, gjithmonë pyes veten: Pse ata janë këtu, dhe jo unë? Burgosja e tyre mund të ishte edhe e imja”, shkruan Papa.