Kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami, duket se i ka lënë mënjanë hallet dhe shqetësimet e qytetarëve duke iu dhënë plotësisht jetës së natës. Kjo gjë e ka vënë Ramin në qendër të kritikave, për shkak të një foto ku shfaqet duke festuar pa e vrarë mendjen.

Komentet më të shumta, e sulmojnë për shkeljen e ligjit antiduhan në ambientet e mbyllura, ku zonja Rami, siç shihet tymos cigare. Ndërsa nuk kanë kaluar pa u vënë re, shishja e vodkës dhe lekët mbi tavolinë.