Për habinë e të gjithëve, ai që në fakt duhet të shpëtojë jetët e njerëzve, ka tentuar të marrë jetën e një pacienti.

Po bën xhiron e botës në internet një video që tregon se si një mjek rus godet me grusht një pacient të tijin, duke i shkaktuar vdekjen. Mjeku është irrituar me pacientin, pasi ai ka ngacmuar infermieren.

Në video dëgjohet duke i bërtitur se përse e kishte prekur punonjësen e tij dhe e nxjerr jashtë. Kur pacienti rikthehet, ai e godet me një grusht. Pak minuta më pas, pacienti ndërron jetë.

Mjeku dhunon gjithashtu edhe një person që e shoqëronte pacientin. Ngjarja ndodhi në qytetin Belgorod dhe autoritetet i nisën hetimet ndaj mjekut vetëm pas publikimit të videos. Ajo ka hapur një debat të madh mbi sigurinë nëpër spitale.