Është e qartë për të gjithë pasioni që ka Kryeministri i vendit Edi Rama, për pikturën. Kjo gjë është vërejtur mjaft qartë në dekorimin e pallateve më ngjyra të ndryshme. Por jo vetëm kaq, Kryeministri Edi Rama është angazhuar në një punë artistike në Itali.
Bojërat e kryeministrit Edi Rama janë përdorur për të lyer fasadat e universitetit të Mantovës, në Itali.
Revista e njohur Arttribune sapo ka dhënë lajmin që Edi Rama ka pranuar ftesën e kryebashkiakut të Mantovës Mattia Palazzi dhe drejtorit të urbanistikës Lorenza Baroncelli për të ndërhyrë më njohuritë e tij në lyerjen e fasadës së universitetit të Mantovës duke I thënë një klas të vecantë mureve me bojëra shumëngjyrëshe, shkruan opinion.al.
Sipas revistës Edi Rama, nuk i ka dhënjë lyerje me boje universitetit, por një gjest artistik. Lyerja I ka kushtuar Bashkisë jo më shumë se 40 mijë euro. Eksperienca e Edi Ramës në lyerjen e fasadave të Tiranës është bërë një brand ndërkombëtar.