Prishtina në kaos. Edhe pse drejtuesit e opozitës bënë thirrje për një protestë paqësore, konfrontimi mes policisë dhe protestuesve nuk është shmangur.
Autoblindat e policisë kanë dalë në rrugët e Prishtinës, të cilët po shpërndajnë protestuesit përmes gazit lotsjellës, pasi këta të fundit nisën të gjuajnë me kokteil molotovi dhe gurë.
Protestuesit i kanë vënë flakën një këndi të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, pamje të cilat mund t’i shihni në videon më poshtë.