Rita Ora vazhdon të pushtojë kopertinat e revistave të njohura në botë. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka dhënë intervistë për revistën gjermane “Joy” .

Ajo flet për stilin e saj të veshjes dhe nga kush frymëzohet. Ajo ka thënë se sa herë që nuk është në humor, e gjen frymëzimin tek Pharrell Williams.

“Nëse unë kam një ditë jo të mirë, e shikoj një foto të tij dhe mendoj: Më duhet një kapele e tillë, një xhaketë dhe një palë xhinse të ngjashme si të tij. Kaq”, është shprehur Rita.

Më tej 25 vjeçarja shqiptare ka thënë se që e vogël i ka pëlqyer të eksperimentojë me stilin e veshjes së saj.