Një sherr i turpshëm ka ndodhur te Feyenoord gjatë stërvitjes në Portugali, atje ku skuadra holandeze po zhvillon fazën përgatitore. Mbrojtësi Miquel Nelom dhe mesfushori Tonny Vilhena janë zënë me njëri-tjetrin me shqelma dhe grushte. Trajneri Giovanni van Bronckhorts, bashkë me futbollistët e tjerë të Feyenoord u futën për t’i ndarë dy futbollistëve gjatë këtij sherri që zgjati më shumë se dy minuta.

Pushimet e dimrit, ku nuk ka ndeshje, janë një mundësi e mirë për ekipet që futbollistët të miqësohen duke kaluar më shumë kohë të grumbulluar me njëri-tjetrin, por duket se te Feyenoord i mendojnë gjërat ndryshe. Shokët e ekipit, Nelom dhe Vilhena, pasi u ofenduan me njëri-tjetrin, nisën një sherr që u desh ndërhyrja e pjesëtarëve të tjerë të ekipit për ta ndalur. 

Ngjarja ndodhi në Albufeira të Portugalisë, atje ku Feyenoord po zhvillon fazën përgatitore. Vetë trajneri Giovanni van Bronckhorst hyri mes dy lojtarëve për t’i ndarë, pasi ata lëshuan disa shqelma kundër njëri-tjetrit. Gazetarët e pranishëm në vendngjarje fotografuan menjëherë zënkën mes Nelom dhe Vilhena, teksa futbollistë të tjerë si Rick Karsdorp, Kenneth Vermeer dhe Sven van Beek u futën për t’i ndarë.

Fotografitë që qarkullojnë në internet tregojnë më si miri atë që ndodhi, në një skenë aspak normale për futbollin profesionist. Klubi i Feyenoord deklaroi se do të marrë masa, pasi të zbardhë atë që ndodhi dhe mbi të gjitha arsyen. Miquel Nelom, i cili ka luajtur dy ndeshje me kombëtaren e Holandës, është prej katër vitesh titullar i Feyenoord, ndërsa Tonny Vilhena, i cili ka luajtur 22 ndeshje me Holandën U-21, u ble në janarin e kaluar nga Southampton.