Donald Trump ishte në lidhje me një femër tjetër kur u njoh me Melania Trump, e cila tani është gruaja e tij.

Ajo ka treguar ngjarjen dhe takimin e tyre në një festë të javës së modës më 1998.

“Ai dëshironte numrin tim, por ai ishte me tjetrën dhe unë sigurisht nuk ia dhashë”, tregoi ajo.

“I thash, nuk ta jap numrin tim, më jep numrin tënd dhe unë do të thërras” tregoi ajo, duke shtuar se donte të dinte çfarë lloj numri po i jepte ai, biznesi apo tjetër.

Atëherë Trump i kishte dhënë disenjatores së lindur në Slloveni të gjithë numrat e tij.

‘Të zyrës, shtëpisë në New York’, të gjithë”, thotë ajo.

Melania atëherë 28 vjeçare ishte dashur të udhëtonte në Karaibe, por e kishte thirr atë sapo ishte kthyer në New York disa ditë më vonë

Çifti u martua më 2005.