Gazetari Bledi Mane ka akuzuar sot moderatorin Ledion Licco se vjedh energji elektrike prej 10 vitesh dhe nuk e paguan atë. Ndonëse paga e tij është mbi 400 mijë lekë të reja në kanalin ku punon. Ja statusi i Bledit për Ledionin.

“E TURPSHME PER NJE ERSEKAR SI TY LEDION LICO!

Kjo shtepi eshte ndertuar si fillimi ilegalisht ne rrugen “Teki Selenica” ne periferine lindore te Tiranes. Me pas te zoterit e saj filluan procesin e legalizimit. Banesa eshte prone e Besnik, Shpresa Liços si edhe e kater femijeve te tyre. Nuk eshte ndonje shtepi e bukur apo e famshme si ajo e Big Brother-it te Top Channel por brenda kesaj shtepia periferike jeton prezantuesi i fundit i Big Brother,ylli me shkelqim te sforcuar Ledion Liço.

Kjo shtepi ka 10 vjet qe vjedh e nuk paguan energjine elektrike. Ka 10 vjet kjo shtepi qe abuzon dhe grabit pronen publike. Ka 10 vjet qe tallet me mijera abonente korrekte anembane Shqiperise duke u bere karshillek. Dhe turpi e mekati dhjetefishohen kur mendon se Ledjon Liço keto dhjete vjet eshte paguar nga Top Channel me nje page mujore mesatare 4 milione e 200 mije leke e nderkohe ka hezituar te paguaje faturen 120 mije lekeshe te energjisë. Shko urgjent shlyej detyrimet Ledion, kerko urgjent falje publike e me pas kerko te behesh drejtor televizioni. Edhe hajdut edhe drejtor sikur nuk shkon o ersekari Ledion Liço!”, përfundon gazetari Bledi Mane.