Deputeti "Kaubojs", Eduart Ndocaj deklaron se të qënit Kryeministër është një dëshirë e tij për të ardhmen. Me nota humori është shprehur në një intervistë për emisionin ‘3JAT në IN TV se do ta vazhdojë politikën pasi Shqipëria ka nevojë për diçka ndryshe.

Por nuk ka shpëtuar as ironia ndaj Kryeministrit Rama.

“Duke qënë se kam qejf pikturën edhe mund t’ia arrij”, shprehet Ndocaj për parashikimin si Kryeministër i ardhshëm.

Gjatë intervistës Ndocaj ka treguar se idhulli i tij në politikë është Berluskoni.