E bënë për shaka, por kjo është loja më kreative që kemi parë. Ngatërrestarët pas kësaj skene duket se kanë qeshur pa fund me shokun e tyre, i cili ishte mjaft i dehur.

Teksa shoku i tyre i dehur dergjej mbi banak, ata kanë krijuar një piramidë me gota plastike përreth tij, madje duke e bërë pjesë të kësaj piramide dhe vetë shokun e dehur.

Në foton e postuar, duket se ‘viktima’ dergjet mbi tavolinë me kokën nën duar dhe rreth tij ndërtohet një mal me 17 rreshta me gota plastike.