Kombëtarja Shqiptare duket se ka përzgjedhur jugun e Francës për akomodimin e lojtarëve gjatë "EURO 2016".
“Hotel de Mougins” është i vendosur në kodër të Kanës, është vetëm 10 minuta nga Croisette dhe 25 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Nicës. Fusha në të cilën do të stërvitet kombëtarja gjendet mes një parku të madh per t'u siguruar freskinë lojtarëve në ditët me vapë të qershorit.
Lëvizjet për në stadiumet përkatëse do të bëhen me avion ose me tren.