Feston ditëlindjen e tij të 109-të dhe njëkohësisht është gati të tregojë sekretin e jetëgjatësisë.

Është shumë më e thjeshtë nga sa mund të duket: “Mjafton që  të mos shqetësoheni për asgjë”, tregon  George Higgs, i lindur më 1 janar të vitit 1907. Ai festoi të të premten ditëlindjen e tij të 109-të me një torte dhe një festë të madhe  në shtëpinë e shëndetit në George Hythe House, Leicester.

Higgs ka pohuar  se nuk e ka pritur që të ndihej kaq mirë në moshën 109 vjeçare, duke shtuar se sekreti për jetëgjatësi është që të mos shqetësoheni për asgjë.

“Nuk është keq. Në moshën 109 vjeç nuk e kam pritur që të ndihem kaq mirë. Sekreti për një jetë të gjatë është që të mos shqetësoni për asgjë, thjesht pranoji gjërat siç janë”, është shprehur Higgs.

Ndërkohë, partnerja e tij e re, Stella Fawcett, 92-vjeçare, ka pohuar: “Kam qenë së bashku me George prej 15 vitesh. Unë jam femra e tij që luan. Mendoj se ai është i mrekullueshëm dhe nuk do ta ndërroja me tërë botën”.