Një grua ka vrarë gabimisht të bijën, pasi ka kujtuar se i kishte hyrë hajduti në shtëpi. Ngjarja tragjike ka ndodhur në Florida, në Saint Cloud, ku Ashley Doby, 27 vjeçe, është vrarë me armë zjarri nga nëna e saj, Sherry Campbell, 45 vjeçe.
(Viktima Ashley Doby)
Për fatin e saj të keq, vajza është kthyer nga pushimet e një fundjave më herët sesa u kishte thënë nënës dhe njerkut. Nëna e saj ka dëgjuar zhurmë në shtëpi dhe duke menduar se dikush kishte hyrë për të vjedhur ka qëlluar me një pistoletë të kalibrit 38. Vajza është plagosur në zonën e kraharorit dhe ka humbur jetën në spital pak orë më vonë, raportojnë mediet amerikane.
Ndaj nënës nuk është ngritur asnjë akuzë, pasi autoritetet e cilësuan ngjarjen aksidentale.
S.L.