Sipas INSTAT, vetëm 17.7 % e shqiptarëve zotërojnë një makinë, ndërsa shifrat tregojnë se qarku i Durrësit dhe i Vlorës kryesojnë me numrin më të madh të tyre…

Banorët e qarkut të Durrësit renditen në Shqipëri me numrin më të lartë të pajisur me makina, shifrat e INSTAT bëjnë të ditur se 23.4 % e durrsakëve kanë në zotërim makina.
Ky qytet, ndiqet nga një tjetër po bregdetar, në Vlorë 23.3 % e banorëve zotërojnë makinë.
Të dyja qytetet bregdetare kanë të ardhura shtesë nga emigracioni, çka i ka ndihmuar në blerjen e autoveturave, apo janë të afërmit nga përtej detit që u dhurojnë vetura kur vijnë në Shqipëri për pushimet e verës, apo të fundvitit.

Pas tyre renditet Gjirokastra, edhe ky një qytet që ka burime shtesë të ardhurash nga emigracioni.
Ndërsa Tirana mbetet pas tyre, me 18.6 % , ndërsa madje Berati dhe Fieri kanë shifra më të larta të zotërimit të këtij mjeti lëvizjeje.
Qyteti me më pak të tilla, është Dibra, vetëm 12 % e banorëve kanë makina.
Çdo vit importohen në vend rreth 20 mijë makina, mbi 95% e të cilave të përdorura. /Monitor