Aktorja turke Nurgül Yesilçay, e cila u bë e famshme në shumë vende të botës me serialin “Fate të kryqëzuara”, është një ndër aktoret më të përfolura në Turqi. Gjithçka duket normale ku është fjala për personazhe publikë, por në fakt për 39-vjeçaren, vitin e fundit ka pasur mjaft aludime edhe sa i përket jetës personale.
Pas një lidhjeje me producentin e njohur turk, Selim Kemahli, nga 2002 to 2003, aktorja pati një martesë 6-vjeçare me aktorin dhe producentin Cem Özer, (2004 – 2010), e cila përfundoi me divorc. Dhe pas këtij momenti, Nurgül nuk i pati aq të suksesshme lidhjet e mëtejshme. Në vitin 2011, Gylseren provoi një marrëdhënie disamujore me Mithatcan Özer dhe pas saj, një lidhje 2-vjeçare me Tolga Karacelik, e cila po ashtu nuk përfundoi mirë.
Që nga janari i këtij viti, Nurgül Yesilçay është me Özgür İnal. Çifti kanë pasur më parë lidhje respektive për 11 muaj, derisa kanë dalë publikisht janarin e këtij viti. Sipas mediave turke, Nurgül është një nga aktoret që shquhet për karakterin e vështirë. Një ndër arsyet mendohet të jetë edhe teatri, nga skena e të cilit ajo është bërë mjaft e populluar në Turqi. Por luhatjet dhe dështimet në dashuri janë po ashtu tregues i një çekuilibri personal, i cili më vonë ka ndikuar edhe në profesionin e saj dhe në marrëdhëniet me kolegët.
Megjithatë, përtej shkrimeve të mediave rozë, për momentin Gylseren po shijon sukseset e një prej seriale më të shitura dhe me fitime të majme. “Fate të kryqëzuara”, një prodhim i gjigantit “Endemol”, ka filluar transmetimet në shumë vende të botës dhe do të vijojë edhe ,ë 2016 në ekranin e Tv Klan.





