Qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Mërgim Mavraj ka zgjedhur t’i kalojë pushimet e fundvitit në vendin e shenjtë të Mekës. Përmes fotove të postuara në Instagram, Mavraj duket se është një besimtar i fesë myslimane, shumë pranë praktikave fetare.
Por çuditërisht, gjatë udhëtimit për në vendin e shenjtë, Mavraj ka zgjedhur të përdorë për batuta, ironi e humor imazhin e gruas myslimane, duke theksuar nënshtrimin e gruas myslimane. Ai ka publikuar një foto ku shihet një grua që mban shishen e ujit mbi kokë, dhe pranë fotos shkruan: “Çdo beqari ia uroj një nuse kështu”.