Mjekët në qytetin Taraz në Kazakistanin jugor, mbetën të habitur pasi nxorën nga stomaku i një vajze 11-vjeçare më shumë se një kilogram flokë.

Vajza u dërgua në spital pas shumë dhimbjeve të stomakut dhe humbjes së oreksit. Për të dhe vetëm një gotë me ujë ishte e tepërt.

Doktorët gjetën një tufë të madhe të flokëve me gjatësi deri në 17 cm nëpër stomak dhe rreth 35 cm në zorrën e vajzës.

Prindërit e saj thanë se e kishin vënë re të bijën teksa përtypte flokët e saj të gjatë.

Kjo gjendje është e njohur shpesh si sindromi Rapunzel dhe flokët e mbledhur në barkun e pacientit mund të shkaktojnë probleme të rënda.