Një nga atentatorët e sulmit në teatrin Bataclan në Paris më 13 nëntor është varrosur vigjiljen e Krishtlindjeve në një rrethinë veriore.

Samy Amimour ishte një prej tre kamikazëve që vrau 90 persona në koncertin e rrokut. Ai u varros në një varrezë në Seine-Saint-Denis, vend ku u rrit dhe ku jetojnë prindërit e tij. Vetëm pak njerëz morën pjesë dhe varri i tij nuk është shënuar. 130 persona u vranë gjatë sulmeve në Paris

Gazeta franceze, “Le Journal du Dimanche” ka raportuar se prindërit e Amimour kanë marrë masa për të siguruar që varrimi i tij të ishte komplet në mënyrë diskrete, pasi autoritetet franceze kanë frikë se varri i tij mund të bëhet ose një vend i shenjtë ose mund të sulmohet nga parisienët zemëruar. Amimour thuhet të ketë luftuar në Jemen.

Kurse, më 13 nëntor, ai mori pjesë në sulmet në Paris ku mbeten të vrarë 130 njerëz. Ai është autori i parë i sulmeve në Paris që varroset.