Në Misuri të Shteteve të Bashkuara, adoleshentja është vrarë me një plumb të vetëm në kokë, pasi babai saj e ka tërhequr këmbëzën e revoles, duke menduar se ishte e zbrazur.

Kaitlyn Pullam vdiq në spital, kur familjarët vendosën t’ia heqin furnizuesin me ajër, pasi mjekët konsideruan se gjendja saj është e pashpresë, transmeton Telegrafi.

Policia e ka konfirmuar rastin, duke thënë se ajo është vrarë nga një familjar, por pa dhënë detaje shtesë. Hetimet për rastin po vazhdojnë, ndërsa nuk raportohet për ndonjë arrestim.