Plot  63 fluturime që duhej të kryheshin nga aeroporti i  Prishtinës, Adem Jashari, nuk mundën të realizoheshin për shkak të mjegullës së madhe.

Shtatë prej flurimeve u kryen, por vetëm pasi pasagjerët u dërguan në aeroportin e Rinasit në Tiranë dhe në aeroportin e Shkupit.

40 u anuluan krejtësisht, kurse të tjerat mbetën të kryheshin më vonë, nëse kushtet përmirësohen.

Sipas zyrtarëve të aeroportit, problemi është i përvitshëm për shkak të mungesës së një investimi nga Qeveria.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, në rrugë janë shënuar një aksident me vdekje, 16 të tjera me plagosje, dhe 40 vetëm me dëme materiale.