Mesazhi i tij i parë drejtuar kryeministrit Edi Rama, bëri xhiron e rrjetit. Por edhe këtë herë, korçari Ilir Vrenozi, tifozi më i famshëm i ekipit të Skënderbeut, nuk ka zhgënjyer me mesazhin e tij të dytë drejtuar kryeministrit.
Në mesazhin e tij, qytetari nga Korça flet për gjendjen e keqe të popullit, ndërsa i bën thirrje kryeministrit që të mos shikojë vetëm 5 përqindëshin e shqiptarëve që janë biznesmenë dhe janë të lumtur.