Eduart Ndocaj është shndërruar në një babagjysh të Vitit të Ri për fëmijët e kampit të Torovicës.

Deputeti i ri i qarkut të Lezhës ka çuar dhurata për fëmijët e familjeve që jetojnë në varfëri. Çka bën përshtypje është se megjithë shpenzimet për lodrat e fëmijëve, askush nga stafi i deputetit nuk është kujdesur që dhuratat të mos shpërndaheshin me qese të zeza mbeturinash.