Me një mesazh prekës i është drejtuar bashkëshortja e të ndjerit Dr. Florit, ndejkësve të saj në Istagram. Ajo rrëfen sesi kantatutori dhe vetë ajo e mirëpritën dhe e deshën shumë djalin e tyre, Daniel i cili ka një kromozom shtesë.

“Unë quhem Daniel Kondi dhe jam vetëm 15 muajsh. Babi im mori vesh gjithçka 3 ditë përpara se unë të nisja rrugëtimin tim në barkun e mamit, madje edhe emrin tin, Daniel, që më pëlqen kaq shumë. Rrugëtimi in ishte shumë i bukur, siç është i të gjitha bebeve! Mami im më shihte shpesh kur unë isha tek barku i saj përmes ekos… Kisha vetëm 3 muaj që isha krijuar kur mjeku i tha mamit dhe babit se kocka e hundës time nuk dallohej mirë dhe unë mund të kisha një kromozom më shumë se fëmijët e tjerë… I dëgjoja tek diskutonin me njëri-tjetrin madje shpesh herë edhe qanin…por ata ishin mami e babi im ndaj vendosën që unë të vazhdoja të isha bebja e tyre, dhe pavarësisht çdo gjëje do të më donin shumë. Ditën që erdha në jetë nuk do t’a harroj kurrë që babi më mori në krahë dhe tha: “Daniel, babi të do shumë, shumë, ti je shumë i çmuar për mua!”. A nuk kam të drejtë të mburrem me babin tim? A nuk kam të drejtë të them se ai është heroi im? Ai sot nuk jeton më, por ja ku jam unë që jetoj për të! Kromozomi im nuk e zvogëloi dashurinë e tij për mua, përkundrazi e shtoi edhe më shumë. Kështu unë erdha në jetë dhe njoha motrën time Kaltrinën, dhe tani mund të luaj me lodrat e mia, të përplas duart sa herë që më thonë: “Braaavoooo Daniel!”, të kërcej kur dëgjoj këngët e mia të preferuara dhe më kryesorja, të dëgjoj fjalët e bukura të mamit tim, e cila, më thotë shpesh se jam një bekim i madh, dhurata më e bukur që Zoti i dhuroi”, shkruan ajo.