Nga media të ndryshme shumë shpesh është thënë së Nënë Tereza nuk dinte të shkruante gjuhën shqipe, por e vërteta është ndryshe!

Albert Ramaj, gjatë kërkimeve nëpër arkiva të ndryshem të vendeve të Evropës zbulon tri letra të nobelistës shqiptare Nënë Tereza në gjuhën shqipe, këto letra ajo i kishte dërguar të vllait të saj Lazerit, gjatë viteve 1975/79 Ajo janë botuar nga gazeta Zëri në Kosovë

Letërat janë shkruar në dialektin gegë dhe mund të lexohen rrjedhshëm.

Përmbatja e letërkëmbimeve të Nënë Terezës:

Vllau jem dhe Maria e dashtun

Mbaj uzdaj (shpresë) se je mir dhe qi operacioni asht marue.

Motrat dhe une jemi tuj u lut shum per ty.

Me shum dashuni vllau i jem t’puthi fort

Motra jote TERESA