Aktori i humorit Salsano Rrapi së shpejti do të bëhet baba. Moderatori i spektaklit “Portokalli” dhe aktorja Erjona Kakeli janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, sipas burimeve të afërta nga miqtë e tyre, shkruan “Panorama”.

Çifti i artistëve, të cilët kanë një histori gati 10-vjeçare dashurie, nuk dëshirojnë ta ndajnë me të tjerët lajme nga jeta private.





