Dalip Gjoka, mjeku i martuar me dy vajza, dhe gjysh i një mbese, pas propozimit bombë që i bëri publikisht këngëtares Bleona Qerreti të bëhej babai i fëmijës së saj, është rikthyer në ekran pas një shkëputjeje për shkak të situatës familjare të krijuar për bujën që bëri deklarata e tij ndaj Bleonës.

Ai ka theksuar se nuk e kishte menduar të bëhej i famshëm me këtë që ka bërë, por është vetëofruar me altruizëm që t’i jepte shansin këngëtares të bëhej nënë, pas deklaratës publike që ajo ka bërë se donte të kishte një fëmijë dhe po kërkonte burrin që do ja jepte këtë mundësi.

Mjeku ka shpjeguar edhe situatën e krijuar mes tij dhe familjes, fisit, shtrimi i tij në psikiatri dhe raportet e tij me gruan tashmë të sëmurë, më të cilën tha se “jam bërë motër e vëlla”.

Intervista

Cani: I thashë Bleonës që mund të kishim një lidhje me Skype kur të vije ti, Bleona më shkruan: Zemër, më thotë mua zemër, s’kam shans se kam punë në darkë. Është ora 11 e 30 në Moskë, të shof ca mund të bëj neser”. Mi tha parmbrëmë këto kur i thashë që kam Dalipin në studio. Sot në 2 të drekës më tha: “Bëji të fala Dalipit dhe i thuaj se akoma e kam zemrën e lënduar nga divorci me Ganin, s’dua ta lëndoj por ai duhet të vazhdojë jetën e tij. e falenderoj shumë thotë, ky s’është refuzim…”

Dalipi: E besoj.

Cani: Ti vërtet ke rënë në dashuri me këtë?

Dalipi: Meditimi për intervistën e saj qe shumë i ndjerë por propozimin e bëra me mendje të ftohtë.

Cani: Por ti ja bëre ftesën live

Dalipi: Në aspektin e edukatës sime, vlerësimit tim për femrën shqiptare…

Cani: Por e ke konkretisht me një vajzë, me emër…

Dalipi: Ndonëse person familjar, mendoja se asnjëherë s’është vonë për të shprehur dashurinë jo thjesht për …nuk e shoh Bleonën si një objekt seksi, jam për dashurinë e madhe me shumë plane, kështu që në këtë aspekt mendova të vetëfrohem me shumë altruizëm, duke e konsideruar intervistën e saj me shpirt të hapur. Meditova dhe doja t’i shkonte ky mesazh kësaj këngëtareje të nderuar….kopjen e letrës ia dërgova redaksisë së Panorama…

Cani: Vërtet pate këtë ndjesi apo ndoshta pa e kuptuar edhe vetë the ‘të bëhem i famshëm’, të merrje famë nga Bleona?

Dalipi: Se kisha për famë dhe për shou, por doja t’i shkonte ky mesazh….

Cani: Të shijon kjo lojë tani?

Dalipi: Jo, nuk jam bërë pisham për ndjenjat e ciltra që thashë.

Cani: Po ti je akoma i martuar…

Dalipi: Po e vërtetë, por mendoja se kjo s’do përbënte problem, nëse do ishte një përjashtim, nëse ky personazh do merrte në konsideratë interesin tim do kishte një përjashtim, nuk shquhem për don zhuan…

Cani: Si reaguan gruaja dhe vajza?

Dalipi: Jam krenar për Eldën dhe gruan…

Cani: Elda ishte kundër që ju të vinit këtu, ajo mbase nuk do por duhet të jemi të hapur cili është problemi me famijlen tuaj?

Dalipi: …gruaja u ndje shumë keq sepse ajo për mua la Vlorën, edhe erdhi jetoi 7 vjet në majë të Masukullit…

Cani: Sa vjec u martove?

Dalipi: 25 vjec

Cani: Ke 40 vjet me gruan…

Dalipi: Afërsisht… ishte dashuria ime e parë, ..grua shumë e denjë…

Cani: Si ia bërë gruas këtë gjë?

Dalipi: Në kuadër të mendimit të lirë, mund ta shfaqja pa ndonjë problem duke menduar se nuk do ishte mëkat, s’mendova se do bëhej kaq publike kjo…

Cani: E ke thënë live, po sikur Bleona të thoshte po?

Dalipi: Besoj se ky është momenti që unë me gruan e familjen do ia vlente të negocionim, dialogonim, s’është fundi i botës, për arsye shëndetësore, unë me gruan jemi bërë motër e vëlla, s’jam kurrë për ta braktisur, derisa të rrojë do bëj maksimumin për shëndetin e saj…një përjashtuim i tillë edhe mund t’ja vlente, mendova se edhe mund të më kuptonte…

Cani: Engjëllushka (gruaja) si reagoi?

Dalipi: S’ka reaguar mirë dhe me të drejtë. Por përderisa ka qenë një shpirt krenar, kam besim se inati i saj vetëm 1 javë zgjat…

Cani: Ka inat akoma?

Dalipi: Jo, i ka hedhur prapa krahëve, situata e krijaur solli probleme në familjen time,e fisin tim, me vëllain, vëllezërit, kushërinjtë, më shumë me njrëzit e mi, më pak me njerëzit e Engjëllushes…

Cani: E quan veten pacient?

Dalipi: Jo nuk e quaj. Pata një situatë stresi. Nuk jam aspak dakord, por e pranova me mirësjellje.