Shkupi është tronditur nga një incident jo i zakonshëm. Bëhet fjalë për një ngjarje që ka ndodhur dje në orët e pasdites në Shkup të Maqedonisë, kur një pacient që kishte vdekur në spital, po transportohej me furgon deri tek adresa e familjarëve të tij.

Mirëpo gjatë transportit nga furgoni i specializuar, për një çast ka rënë arkivoli në mes të rrugës, shkruan “Zhurnal”. Arkivoli ku gjendej i pajetë ka rënë në mes të rrugës dhe ka bllokuar bulevardin “Arradhat partizane”, 3 km në largësi nga Qendra e Shkupit. Drejtuesit e mjeteve të tjera janë trembur nga rënia e arkivolit, dhe kanë ndërprerë lëvizjet e tyre.

Dëshmitarët okularë të cilët janë ndodhur në vendin e ngjarjes janë shokuar nga pamja trishtuese, madje disa fëmijë kanë filluar të bërtasin.