Festa e Krishtlindjeve ka rikthyer në Shqipëri, por edhe në vëmendjen e opinionit publik ish-kryeministrin e vendit, Fatos Nano.

Përmes një fotojë të publikuar, në të cilën duket bashkë me djalin e tij 22 vjeçar, Nano uron festën e Krishtlindjeve për të gjithë besimtarët nga qyteti i Korçës, shkruan shqiptarja.com.

Klajdi Nano e ka publikuar foton me babain e tij, Fatos Nano në Instagram duke uruar miqtë e tij: “Gëzuar Krishtlindjet”.

Në fakt, Klajdi Nano është djali i bashkëshortes së Fatos Nano, Xhoanës, por që është birësuar nga ish-Kryeministri kur djaloshi ishte në moshën 14-vjeçare.

Fatos Nano nuk del në publik shpeshherë duke bërë që imazhi i tij të shfaqet rrallë herë në media, vetëm në raste festash ose përvjetoresh. Nga martesa e parë Nano ka dhe dy fëmijë më të rritur.