Shteti Islamik ka sanksionuar me  ligj fetar, marrjen e organeve të pengjeve, të cilat do të vihen në shërbim të myslimanëve në nevojë.
Përmes një dokumenti që mban datën 31 janar 2015-të, siguruar nga agjencia e lajmeve Reuters, – ISIS shkruan se nuk duhet respektuar as jeta dhe as viktima.

“Jeta e mohuesve të fesë dhe organet nuk duhet të respektohen dhe mund të merret pa u ndëshkuar. Nocioni i transplantit të organeve të shëndetshme në trupin e një myslimani, për të shpëtuar jetë, apo zëvëndësimi i një organi të dëmtuar, është plotësisht i pranueshëm”- shkruhet në dokumentin, ku specifikohet, se nuk ndalohet as heqja e organit jetësor, që shkakton vdekjen e pengut”.
Dokumenti është siguruar nga forcat speciale amerikane, gjatë kontrolleve që janë bërë në lindje të Sirisë, në muajin maj, pas vrasjes së Abu Sajafit, i njohur ndryshe si kryefinancieri i Shtetit Islamik.
Reuters nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur origjinalitetin e këtij dokumenti.