Pronarja e bordellos më të famshme në Paris ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare. Madame Claude, emri i vërtetë i së cilës ishte Fernande Grudet, ka shërbyer si agjente franceze gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa pas luftës hapi bordellon në Paris.

Gjatë viteve 1960-1970 ajo kontrollonte një rrjet me qindra prostituta që kryenin shërbime me pagesë për politikanë, këngëtarë dhe njerëz të njohur. Ajo furnizonte njerëz të famshëm duke u nisur nga presidenti John Kennedy, diktatori Muammar Gaddafi etj.

Ndër shprehjet me të preferuara të saj ishte: “Ka dy gjëra për të cilat njerëzit do të paguajnë gjithmonë, ushqimi dhe seksi, nuk isha e mirë në gatim”.